Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2018
  • June
  • 1
  • HOLANDEZËT DOMINOJNË EDHE NË ETAPËN E DYTË
  • Uncategorized

HOLANDEZËT DOMINOJNË EDHE NË ETAPËN E DYTË

admin 8 years ago 0 comments
34061946_2151563648192145_8520504959601475584_n

Tour de Kosova, të premten ka vazhduar me etapën e dytë dhe më të gjatën e këtij edicioni.

Nga Ferizaj, ciklistët pjesëmarrës kanë kaluar nëpër Shtime, Caralevë, Komoran, Skënderaj, e Klinë, për ta përfunduar në hyrje të qytetit të Gjakovës.

Gara nisi me ritëm të mirë nga ekipi kosovar, I cili në kilometrat e para, u shoqërua shumë afër nga maqedonasit e bullgarët, derisa dukej se kanë mbetur në hije holandezët, që e fituan etapën e parë.

Mirëpo potencialin e tij, ekipi Breda nga Holanda, e tregoi në momentet vendimtare duke e kalkuluar me përsosmëri fitoren e re të treshes së kësaj skuadre.

Me një shpejtësi mesatare prej 40,2 km/h, gara ka rrjedhur shpejtë dhe me më pak malore sesa në etapën e parë dhe atë që na pret në etapën e katërt.

Sido që të jetë, pjesa më problematike kanë qenë zonat urbane, ku forcat e rendit kanë bërë maksimumin për të siguruar garuesit, ndërkohë që në shumicën e rasteve edhe qytetarët kanë bashkëpunuar mirë, me disa përjashtime të vogla.

I pari në cak arriti Daaf Koemans, I cili pati kohën pre 3 orë, 37 minuta e 35 sekonda.

Kohën e dytë më të mirë e regjistroi holandezi tjetër Stefan Leegvater, 3:37:56, ndërsa edhe vendi I tretë I takoi anëtarit të klubit Breda, Bart Dielssen, me kohë 3:38:16.

Nga Kombëtarja e Kosovës, kohën më të mirë e pati Zani Sylhasi 3:39:13, I cili pati shkëlqimin më të madh te ekipi ynë në dy etapat e para.

Në konkurencën ekipore, pas dy etapave të para, VW Breda nga Holanda është në pozitën e parë, e përcjellur nga Kosova, që vazhdon ta mbajë pozitën e dytë.

Etapa e tretë zhvillohet të shtunën, me gjatësi prej 115 km dhe do të fillojë në qendër të Gjakovës, për të vazhduar në Gllarevë, Kijevë, Malishevë, Duhle, Suharekë, Rahovec, Krushë e Madhe, e për të përfunduar në Landovicë.
http://kosovacycling.org/wp-content/uploads/2018/06/video-1527866336.mp4
http://kosovacycling.org/wp-content/uploads/2018/06/video-1527866340.mp4
http://kosovacycling.org/wp-content/uploads/2018/06/video-1527866344.mp4

Post navigation

Previous: MBYLLET ME SUKSES ETAPA E PARË E “TOUR DE KOSOVA 2018”
Next: HOLANDEZËT BINDËS, GARË E MADHE PËR VENDIN E DYTË

Related Stories

611345648_122148405974720079_6138360995974291835_n
  • Uncategorized

FÇK mban mbledhjen e Bordit: plane për 2026 dhe hapa konkretë për avancimin e çiklizmit në Kosovë

admin 4 hours ago 0
605728741_122147968358720079_902621403055662154_n
  • Uncategorized

Të dashur çiklistë, trajnerë, klube sportive dhe miq të çiklizmit,

admin 6 days ago 0
607806563_122147818922720079_6698064331671569058_n
  • Uncategorized

Visar Nnuhaj është në mesin e 10 Shpresave Olimpike 2026

admin 1 week ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.