Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2018
  • October
  • 23
  • LAJM I MADH PËR ÇIKLIZMIN NË KOSOVË
  • Uncategorized

LAJM I MADH PËR ÇIKLIZMIN NË KOSOVË

admin 7 years ago 0 comments
44646668_2255660097797138_598560377675972608_n

Federata Botërore e Çiklizmit (UCI), ka vendosur që gara më e madhe e çiklizmit në vendin tonë “Tour of Kosova” të jetë edhe zyrtarisht në kalendarin zyrtare të garave të UCI-t.

Garës kosovare I është dhënë vlerësimi I klasit 2,2, që do të thotë se është aktivitet mbi 2 ditësh dhe mund të hyjë në të njëjtin klas me kompeticionet më të mëdha evropiane e botërore.

Lajmin për pranimin e Tour of Kosova në kalendarin e UCI-t, e ka konfirmuar vetë presidenti i Federatës së Çiklizmit të Kosovës Avni Nuha, i cili këtë e sheh si mundësi të mirë që tash edhe Kosova të jetë atraktive për të joshur çiklistët nga mbarë bota, përfshirë edhe ata elitarë që I kemi parë në Tour de Francë, Giro D’Italia apo Vuelta Espana.

Njëherit është vendosur qysh tash data e saktë e organizimit të Tour de Kosova, e cila do të mbahet më 26-28 Korrik 2019.

Sipas Nuhës, qysh tash ka nisur interesimi për pjesëmarrje dhe federata që ai e kryeson ka marrë një mori telefonatash dhe mesazhesh nga garuesit e interesuar për të qenë pjesë e këtij aktiviteti.

Tour de Kosova është gara më e madhe dhe më me traditë e çiklizmit në Kosovë dhe si e tillë është vlerësuar nga viti në vit me nota të larta, si për nivelin e organizimit teknik ashtu edhe cilësinë e garuesve.

Post navigation

Previous: Çiklistët Nuha dhe Sylhasi përfaqësojnë çiklizmin Kosovar në kampionatin Botëror 2018 në Austri
Next: Gara çiklistike memoriali “Shaban Shala”

Related Stories

648988cc-2b8f-4ead-9cb0-33ad4448867f
  • Uncategorized

Takim i rëndësishëm në Athinë me z. Vladimiros Petsas

admin 3 weeks ago 0
47d9bd93-cd4c-4320-be8b-4ad8c16de06c
  • Uncategorized

Klubi “Prishtina 038” organizon me sukses edicionin e parë të “Kupës Prishtina 2025”

admin 1 month ago 0
BM4I3540
  • Uncategorized

Kurs për administratorë sportivë nga KOK-u

admin 2 months ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.