Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2021
  • April
  • 27
  • Ambasada e Holandës dhe Federata e Çiklizmit promovojnë ngasjen e shëndetshme me biçikleta
  • Uncategorized

Ambasada e Holandës dhe Federata e Çiklizmit promovojnë ngasjen e shëndetshme me biçikleta

admin 5 years ago (Last updated: 5 years ago) 0 comments
178789729_798991294388774_4858836539316670146_n

Dhjetëra çiklistë kanë marshuar nga lagjja “Dardania” deri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë si pjesë e organizimit të Ambasadës së Holandës dhe Federatës së Çiklizmit për promovimin e ngasjes së shëndetshme, raporton Ekonomia Online.

Çiklistëve iu është bashkuar edhe ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, e cila ka inkurajuar përdorimin e biçikletave si mjet udhëtimi, pasi kjo do t’i ndihmonte shëndetit dhe ndikonte për një mjedis më të pastër.

Ky organizim u bë në Ditën Nacionale të Holandës.

“Ndihem shumë mirë, ne patëm një agjendë të mirë, fillimisht baletin tani çiklizmin ishte e mrekullueshme. U kënaqa duke i parë të gjithë që kishin veshur bluzat dhe është mirë që të promovojmë ngasjen e shëndetshme, çiklizmi ndihmon në shëndet. Kështu që unë shpresoj dhe uroj që Kosova të fillojë ta pëlqej çiklizmit kështu si ne. 

“Ndihem e lodhur pak sepse nuk më pëlqejnë të ngjitem në pjerrësi, kështu që duhet të praktikojë me Federatën e Çiklizmit, por definitivisht do të vazhdojë të përdorë biçikletën”.

Avni Nuha, president i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, tha se është kënaqësi realizimi i këtij organizimi në nder të ditës së Holandës.

“Së pari ne si Federatë e Çiklizmit të Kosovës, në momentin që Ambasada Holandeze na ka dërguar një ftesë për të organizuar apo bashkë organizuar një aktivitet me biçikleta, sepse dihet që Holanda njihet në botë për  organizimet dhe masivitet me çiklizëm dhe ne e nderuam dhe promovuam ambasadën dhe Holandën në ditën e Mbretit të Holandës.
Federata jonë nuk do ndalet me këtë organizim në bashkëpunim me ambasada tjera, dhe me pasionant të çiklizimit pasi këtu kemi edhe Kosova Bike Group, dhe me të vërtetë qytetarët duhet të gëzojnë shëtitjen me biçikleta”, tha Nuha.

Në anën tjetër, Suhel Ahmeti nga grupi i çiklizmit “Kosova Bike”, tha se aktivitete e tilla ata i përkrahin gjithmonë.

“Po unë vi nga Kosova Bike Group kemi dal për nder të ditës së Holandës, por edhe  pak në shenjë të sensibilizimit por edhe për të nderuar ditën e Holandës. Terreni ka qenë mesatarisht i lehtë, dhe nuk pat destinacione të gjata, deri këtu ne lagjen ku jemi”, tha Ahmeti.

Më herët gjatë ditës, Lobbozoo përmes një mesazhi ka uruar Ditën Kombëtare të këtij shteti, ditëlindjen e mbretit Williem Alexander.

Ajo ka theksuar mes tjerash se përkundër kohëve të vështira që po kalojmë për shkak të pandemisë është vërtetuar se sa të larmishme janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Gjithashtu e falenderojm Policin e Kosovës në sigurimin e shtegut

Post navigation

Previous: Gara çiklistike memoriali “Shaban Shala”
Next: Gara çiklistike “Kupa e qytetit të Ferizajit”

Related Stories

648988cc-2b8f-4ead-9cb0-33ad4448867f
  • Uncategorized

Takim i rëndësishëm në Athinë me z. Vladimiros Petsas

admin 3 weeks ago 0
47d9bd93-cd4c-4320-be8b-4ad8c16de06c
  • Uncategorized

Klubi “Prishtina 038” organizon me sukses edicionin e parë të “Kupës Prishtina 2025”

admin 1 month ago 0
BM4I3540
  • Uncategorized

Kurs për administratorë sportivë nga KOK-u

admin 2 months ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.