Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2024
  • April
  • 14
  • Gara e organizuar nga klubi i çiklizmit Lepenci nga Shtërpca
  • Uncategorized

Gara e organizuar nga klubi i çiklizmit Lepenci nga Shtërpca

admin 2 years ago (Last updated: 2 years ago) 0 comments
dc2e53d1-25f5-4351-aac7-b5b8bc68ee92

Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim (nikoqir) me klubin e çiklizmit “Lepenci” nga Shtërpce bëri hapjen e sezonit garues për vitin 2024. Gara u zhvillua në shteg shumë atraktiv përgjatë bjeshkëve të sharrit në gjatësi prej 46km. Pjesëmarrës në gare ishin 8 klube të regjistruara në Federatën e çiklizmit të Kosovës si dhe kishte edhe garues rekreativ të cilët kan pasion sportin e çiklizmit.
Numri i garuesëve pjesëmarrës në gare ishte 30 i të gjitha kategorive. Shpejtësia mesatare e fituesit Blerton Nuha ishte 35 km/h. Rezulltatet e garës janë si vijonë.

Elitë:
Vendi Parë – Blerton Nuha – KÇ ,,Kastrioti” Ferizaj – Koha: 1:16:38
Vendi Dytë: Edmond Sejdiu – KÇ ,,Trepça – Mitrovicë – Koha: 1:17:35
Vendi Tretë: Astrit Reçica – KÇ ,,Kastrioti,, Ferizaj Koha – 1:17:37

Kategoria U23:
Vendi parë: Albion Kastrati – KÇ ,,Kastrioti ,, Ferizaj – Koha – 1:19:42
Vendi dytë:  Jetgzon Xhakli KÇ,,Kastrioti,, Ferizaj – Koha – 1:19:43
Vendi tretë: Fatmir Strelli -KÇ,, Vjosa,, – Shtime- Koha – 1:38:43

Kategoria Juniorë:
Vendi parë: Visar Nuhaj – KÇ,,Kastrioti,, Ferizaj – Koha – 1:19:40
Vendi dytë: Ensar Rashit – KÇ,,Vjosa ,, Shtime Koha- 1:49:40

Në kategorinë e femrave e para u plasua Dafina Zylfiu nga klubi çiklizmit ,,Dardana,, nga Kamenica. Gara kaloj pa aksidente duke falenderu sigurimit të shtegut në menyr profesionale nga ana e Policis së Kosovës për çka Federata falenderon Policin për mbështetje të vazhdueshme.

Gjithashtu FÇK falenderon të gjithë sportistët për pjesëmarrje dhe falenderim i veçant shkon për organizatorin e garës KÇ “Lepenci” për organizim të garës.

Vlen të përmendet se në garë dominuan çiklistët e KÇ Kastrioti nga Ferizaji ku treguan përgaditje të mirë fizike.

Post navigation

Previous: Ministri Çeku ka takuar sot kryetarin e FÇK-së
Next: Organizohet garë në çiklizëm rrugor në nderim dhe përkujtim të Nusret Musliut

Related Stories

648988cc-2b8f-4ead-9cb0-33ad4448867f
  • Uncategorized

Takim i rëndësishëm në Athinë me z. Vladimiros Petsas

admin 2 weeks ago 0
47d9bd93-cd4c-4320-be8b-4ad8c16de06c
  • Uncategorized

Klubi “Prishtina 038” organizon me sukses edicionin e parë të “Kupës Prishtina 2025”

admin 1 month ago 0
BM4I3540
  • Uncategorized

Kurs për administratorë sportivë nga KOK-u

admin 1 month ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.