Rreth Nesh

Historiku

Federata e Çiklizmit të Kosovës është themeluar në vitin 1950. Ajo përfaqëson të gjitha asociacionet në mbarë territorin e Kosovës. FCK është i vetmi organë i cili kontrollon  dhe udhëheqë me të gjitha ngjarjet sportive të cilat kanë për qëllim zhvillimin e çiklizmit në Kosovë. Përmbrenda Federatës funksionojnë: Kuvendi, Bordi si dhe të gjitha komisionet të cilat e përbëjnë Federatën.

Federata e Ciklizmit të Kosovës ka aplikuar për antarësim pranë Unionit Ndërkombëtarë të Ciklizmit. Andaj, të gjitha këto struktura janë në pajtushmëri me rregulloret e UCI-it.

Arritje e madhe ka qenë pjesëmarrja e Federatës në Lojërat Olimpike në Baku 2015, si dhe në RIO 2016.
Poashtu pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, në Doha 2016 – Katar.

Për shkak të qështjeve politike, Federata e Çiklizmit të Kosovës ka ndërprerë organizimin e aktiviteteve për një kohë, me qëllim të mbrojtjes së sportistëve nga malltretimet gjatë treningjeve të përditshem si dhe nga mohimi i rezulltateve në gara të ndryshme.

Pas 10 vitesh ndërprerje, në vitin 2000 me iniciativë të disa çiklistëve të Kosovës, Federata e Çiklizmit u aktivizua përsëri, ku në muajin Shtator organizojë garën e parë çikiliste. Në këtë garë morrën pjesë rreth 20 çiklistë nga mbarë vendi.

Momentalisht ekzistojnë 10 klube nga mbarë Kosova në të cilat përfshihen 80 sportist të të gjitha kategorive, si dhe gjithëpërfshirje të komuniteteve dhe gjinisë femrore.

Këto klube, garojnë nën ëmbrellën e Federatës së Çiklizmit të Kosovës e cila operon në kuadër të Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit.

Janë organizuar shumë gara duke përfshirë kampionatin e Kosovës, Rrethin e Kosovës, të organizuara me shumë sukses, dhe me përfshirje të pjesmarrësve edhe nga shtetet e ndryshme të Europës.

Që nga viti 2001 dhe gjerë më sot, çiklizmi ka pasë ngritje të  lartë, duke qëndruar fortë në shtigjet garuese dhe e cila njihet ndër konkurruesit më të fortë në gara siç janë:

  • Rrethi i Kosovës,
  • Rrethi i Maqedonisë,
  • Rrethi i Shqiperisë,
  • Malit të Zi

si dhe shumë garave të tjera të organizuara në regjion. Garat në “Mountain Bike” gjithashtu kanë filluar të jenë interesant si disciplinë e re në çiklizmin e Kosovës.

Klubet e regjistruara dhe aktive të Federatës

Klubi Çiklistik  “Trepca”  Mitrovicë

Klubi Çiklistik  “Gjakova 137” Gjakovë

Klubi Çiklistik  “Prizreni”  Prizren

Klubi Çiklistik  “Kastrioti” Ferizaj

Klubi Çiklistik  “Prishtina ” Prishtinë

Klubi Çiklistik  “AS Prishtina” Prishtinë

Klubi Çiklistik  “Lepenac”  Shtërpce

Klubi Çiklistik  “Peja”  Pejë

Klubi Çiklistik  “Dardana” Kamenic

Klubi Çiklistik  “Vjosa” Shtime

Klubi Çiklistik  “Sharri” Kaqanik

Klubi Ciklistik “Hajvalia”   Prishtinë

 

Programi Zhvillimor

Kryesishtë punohet me garuesit e moshave 16 dhe 18 vjeçarë, të cilët kanë fituar një përvojë fillestare dhe që kanë për fokus karrierën në ciklizëm.

Programi synon përvojën teknike, kondicionale, si dhe përgatitjen e juniorëvë për pjesmarrje në kampionat. Sportistët janë të kyqur në edukimin sportiv përmes kampit intenziv.