MBYLLET KAMPIONATI I KOSOVËS

Pas aventurës treditore dhe mbi 300km gare për tre ditë, është mbyllur me sukses edhe dita e tretë dhe njëherit e fundit e kampionatit të Kosovës në çiklizëm.

Të enjten kanë qenë në aksion çiklistët e kategorive juniorë dhe kadetë.

Spektakël në mesin e juniorëve dha anëtari i KÇ Prizreni, Ibrahim Buduri.

Ai i kaloi 120km për 3 orë, 13 minuta e 23 sekonda.

I dyti te juniorët doli Blerton Nuha i KÇ Kastrioti nga Ferizaj me kohën 3 orë, 25 minuta e 10 sekonda.

11 sekonda prapa Nuhës, në cak arriti çiklisti mitrovicas i KÇ Trepça, Samir Hasani.

Në konkurencën e kadetëve në 50km, pozita e parë i takoi Ilir Mujës nga Prizreni me kohën 1 orë, 26 minuta e 55 sekonda.
Prapa tij u rëndit Premtim Ademi i Kastriotit nga Ferizaj me kohën 1 orë, 29 minuta e 28 sekonda.

Pozita e tretë te kadetët, i takoi Adnan Haradinit nga KÇ Trepça, me kohën 1 orë, 29 minuta e 34 sekonda.

Në fund në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, në fjalën e tij presidenti i FÇK-së Avni Nuha, falënderoi të gjithë që kontribuan në mbarëvajtjen e këtij kampionati, duke përgëzuar çiklistët për paraqitjen e tyre për tre ditë rradhazi.

Çmimet i ndanë Kapiten Sejdi Krasniqi, komandant i kazermës së FSK-së në Prizren dhe Njazi Berisha, sekretar i përgjithshëm i FÇK-së.

Plaketa speciale ju ndanë:
– Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prizren,
– Njësia e Motoçiklistëve të Policisë së Kosovës në Prizren,
– Forcës së Sigurisë së Kosovës,
– Sponsorit Red Bull,
– Sponsorit Ujë Rugove,
– Sponsorit Škoda,
– Komunës së Prizrenit dhe
– KÇ Prizreni

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.