Unioni Europian i Çiklizmit dhuron donacion për Federatën e Çiklizmit të Kosovës

Unioni Europian i Çiklizmit dhuron donacion për Federatën e Çiklizmit të Kosovës

Unioni Evropian i Çiklizmit (UEC) ka dhuruar një furgon si donacion për nevojat e Federatës së Çiklizmit të Kosovës (FÇK). Donacionin e ka pranuar kryetari i FÇK-së, Avni Nuha.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se sot kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, z. Avni Nuha pranoi çelësat e një furgoni donacion nga Unioni Europian i Çiklizmit për nevojat e Federatës.
Me këtë donacion UEC tregoi se qëndron pranë misionit të tij për të trajtuar me korrektësi edhe federatat e reja siç është edhe Federata e Çiklizmit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryesisë së FÇK-së.

Kryesia e Federatës së Çiklizmit të Kosovës shfrytëzon rastin të falënderon kryetarin e UEC-ut, z. Rocco Cattaneo, sekretarin e UEC-ut, z. Enrico Della Cassa, si dhe Bordin Drejtues të UEC-ut për donacionin dedikuar zhvillimit të sportit të çiklizmit në Kosovës..

Leave a Reply

Your email address will not be published.