HOLANDEZËT BINDËS, GARË E MADHE PËR VENDIN E DYTË

Holandezët kanë patur fjalën kryesore edhe në etapën e tretë dhe të parafundit të edicionit të 18-të të Tour de Kosova.

Skuadra e Bredas, e cila për herë të parë merr pjesë në garën më të madhe të ciklizmit në Kosovë, dominoi edhe në etapën e tretë të gjatë 115 km.

Aventura në ditën e tretë të kësaj gare nisi nga Qendra e qytetit të Gjakovës, për të vazhduar në Klinë, Malishevë, Suharekë, Rahovec, Krushë e Madhe dhe për të përfunduar në Landovicë.

Tereni ka qenë më i lehtë, krahasuar me etapën e dytë.

Grupi I ciklistëve pjesëmarrës nga vendet e rajonit dhe Evropa, shumicën e kohës ka qëndruar bashkë.

Të vetmen diferencë në kilometrat e fundit e bëri holandezi Stefan Leegvater, I cili nga Suhareka e tutje, ka krijuar dallimin me pjesën tjetër të garës, duke u shkëputur për ta udhëhequr I vetëm.

Në fund Leegvater arrin në cak në kohën prej 2 orë, 57 minuta e 2 sekonda.

Bashkëvendasi I tij Bart Dielssen, ngeci për 2 minuta e 7 sekonda, por pavarësisht kësaj, atij I takoi fanela e verdhë si lider I garës me kohën e përgjithshme.

I treti ishte Daaf Koemans, me kohë 2:59:11.

Në etapën e tretë të Tour de Kosova, nga ekipi kombëtar I Kosovës, rezultatin më të mirë e pati Gentrit Hajdari, duke lënë prapa Zani Sylhasin, I cili ka qenë më I dalluari nga vendorët në dy etapat e para.

Në konkurencën ekipore lider i pakontestueshëm është Breda nga Holanda, ndërsa pozita e dytë tashmë i takon Kosovës.

Etapa e katërt dhe e fundit e Tour de Kosova, zhvillohet të dielën, në relacionin Prizren-Prevallë-Brezovicë-Viti-Gjilan-Livoq-Sllivovë-Mramor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.