Klubi i Çiklzimit Trepça organizon garën e radhës

Në kuader të kalendarit të garave për vitin 2018 sipas Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Klubi i Çiklzimit Trepca organizon garën e radhës ku do të marrin pjesë të gjitha klubet e ciklizmit të Kosovës me date 12.08.2018 takimi do bëhet në sheshin e qytetit të Mitrovices në oren 09:00 deri 09:30 ku do të bëhet edhe përgaditja e ciklistëve.
Gara do të filloj me start të mbyllur nga sheshi i qytetit dhe do të startoj me start të hapur nga vendi i njohur si “dy korriku” gara do të ndahet sipas kategorive ku kategorite Elite,U23, Junior garojnë me një distance prej 115 Km kurse kategoria Kadet do garojnë me një distance prej 27 Km.
Garuesit do fillojnë garën nga Mitrovica për në  Vushtrri, Millosheve, Prugoc, Vranidoll, Lupq, Lluzhan, Siboc, Gllamnik, Podujeve, Peran, Bajcine, Kacandoll, Bajgore, Bare, Gumnishte, Karaqe, Miraqe, Gojbule, Vushtrri dhe me përfundim në Mitrovice.
Kadetet do të fillojnë në Mitrovice dhe do të përfundojnë në Millosheve.
Klubi i Çiklizmit Trepca ju dëshiron mirëseardhje dhe suksese garuesve.