ÇIKLIZMI SHPALLI MË TË MIRËT

Zani Sylhasi i klubit Gjakova 137 ka marrë epitetin e çiklistit më të mirë të vitit.

Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, në prani të personaliteteve të shumta, janë shpallur më të mirët e vitit 2018.

Sporti i pedalimit, e kishte lënë javën e dytë të vitit të ri, që të nderojë çiklistët dhe anëtarët tjerë të këtij komuniteti për kontributin e tyre në vitin e kaluar.

Krahas Sylhasit, në çmimet kryesore u rëndit edhe Blerton Nuha, të cilit i takoi epiteti I çiklistit të vitit në diasporë.
Nuha i cili tash e sa kohë është bërë pjesë e ekipit Costelo në Zvicër, është dalluar për sukseset e tij, me theks të veçantë në garat e orgsanizuara në Kosovë, Zvicër e Gjermani.

Klubi më i mirë i vitit u Shpall Trepça nga Mitrovica, ndërsa trajneri i kësaj skuadreje Sabri Hyseni mori epitetin e më të mirit.
Gjyqtarët e viti u shpallën Mexhid Zaskoku nga Ferizaj dhe Rafet Gashi nga Gjakova.

Çmimin e punëtorit sportiv të vitit, edhe sivjet e mori kontributesi i madh në sportin e çiklizmit, Gani Nuhaj.

Njazi Berisha, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Çiklizmit, u vecua për punën e tij me kategori të reja duke marrë epitetin e pedagogut të vitit.

Nga kategoria e kadetëve, u vecua anëtari I AS Prishtina, Granit Krasniqi, që u shpall shpresa e vitit.
Federata e Çiklizmit u ndau mirënjohje edhe gjitha klubeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre nën umbrellën e kësaj federate, në shënjë mirënjohje për kontributin dhe punën që po bëjnë në mbajtjen e këtij sporti në nivelin e kënaqshëm.

Në kategorinë Elitë u veçua Rrahim Mani i AS Prishtinës për garat e çiklizmit rrugor, kurse ne kronometër Egzon Misini i KÇ Kastrioti.

Samir Hasani i KÇ Trepça, u shpall më i miri në U23, ndërsa te juniorët në çiklizëm rrugor Blerton Nuha, e në kronometër Zani Sylhasi.
Mirënjohje iu ndanë edhe mediave si dhe institucioneve që e kanë ndihmuar Federatën e Çiklizmit gjatë vitit 2018.

Me këtë ceremoni, FÇK edhe zyrtarisht e mbylli vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.