GATI PËR “TOUR OF KOSOVA”

Presidenti i FÇK-së Avni Nuha, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e lartë të Policisë së Kosovës në shtabin e përgjithshëm, e pastaj ai i shoqëruar nga Major Ismajl Fejzullahu dhe stafi i tij kanë inspektuar pikat e nisjes së etapës së parë të Tour of Kosova.

Ata kanë lëvizur nga Sheshi Skenderbeu ku do të bëhet hapja solemne, në drejtim të rrugës UÇK dhe Arbëri (ish-Dragodan).

Pastaj ata kanë qëndruar në pikën e kyçjes në autostradë nga magjistralja Podujeve-Prishtinë.

FÇK po merr të gjitha masat për të qenë nivelin sa më të lartë.

FÇK e Policia e Kosovës, me miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë thirrje që qytetarët të evitojnë lëvizjet në autostradat e Kosovës.

Sonte, FÇK do të publikojë itinerarin e plotë, në mënyrë që qytetarët që qarkullojnë në pjesët e autostradës që do bllokohet për Tour of Kosova t’i evitojnë lëvizjet në ato pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.