Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me klubin e çiklizmit “Gjakova 137”, organizon garën çiklistike (çiklizëm rrugor)

Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me klubin e çiklizmit “Gjakova 137”, organizon garën çiklistike (çiklizëm rrugor)

Aktiviteti mbahet të dielën më 04.04.2021

Pjesëmarrje në garë do të jenë 11 klube të regjistruara në Federatë si dhe të drejtë pjesëmarrjeje kanë edhe sportistët dhe sportistet, pasionist/e të sportit të çiklizmit.

Itinerari i garës është; Gjakovë (nisja para hotel Pashtrikut) – Deçan – Carrabreg – Junik – Morinë (kufiri me Shqipëri) ku garuesit kthehen në drejtim të rrugës Ponoshec – Gjakovë dhe gara përfundon tek varrezat e Mejes.

Gjatësia e garës është 58 km. Gara fillon në ora 11:00 ndërsa regjistrimi i garuesve dhe ndarja e numrave startues fillon nga ora 10:00.