Njoftim për garën e radhës të çiklizmit që pritet të mbahet më 25.04.2021

Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me klubin e Çiklizmit “Prizreni’’ organizon garën çiklistike (çiklizem rrugor) të paraparë sipas kalendarit të garave për edicionin garues 2021.

Pjesmarrje në garë do të kenë çiklistët dhe çiklistet e licencuar/a në kuadër të Federatës.

Gara do të mbahet me datë 25.04.2021 me fillim nga ora 11:00.

Regjistrimi i garuesve dhe ndarja e numrave startues do të bëhet në sheshin “Shadërvan” në Prizren duke filluar nga ora 10:00.

Itinerari i garës është si vijon më poshtë:

Nisja nga sheshi “Shadërvan’’, Prizren – Arbanë (tranzit për autostradë) – Xërxë – Bistazhin – Romaj – Gjonaj – Tupec – Gazhdanik – Kobajë – Vllashnje – Zhur dhe kufiri Morinë ku edhe përfundon gara në gjatësi prej 87 km.

Suksese garuesve.

Kryesia e FÇK-ës

Leave a Reply

Your email address will not be published.