GATI PËR TOUR OF KOSOVA • EVITONI LËVIZJET NË SEGMENTET E ZHVILLIMIT TË GARËS

Të nderuar qytetarë,

FÇK edhe sivjet e organizon garën më të madhe ndërkombëtare të çiklizmit “Tour of Kosova” në të cilën do të jenë pjesëmarrëse ekipe cilësore nga Evropa dhe Kanadaja.

Ju rikujtojmë që të premten, më 16.07.2021 fillon ETAPA E PARË, me gjatësi 142 km.

Ceremonia e hapjes do të jetë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë nga ora 10:00, kurse menjëherë garuesit do të vazhdojnë në drejtim të lagjes Arbëria, Shkabaj e deri në kyçjen në autostradë nga drejtimi i Podujevës.

Starti atje do të jetë në orën 12:00.

Ju lutemi nga 12:00 të evitoni qarkullimin në segmentin rrugor (autostradë) në drejtim nga Podujeva në Shkabaj – Fushë Kosovë – Korroticë – Komoran – Qafë Morinë – Qafa e Dulës.

Për më shumë detaje rreth orës së saktë të itineratit të lëvizjes, shiko foto 2.

Ju lutem planifikoni lëvizjet tuaja bazuar në kohën e paraqitur, për të evituar vonesat eventuale.

FÇK ju falënderon për mirëkuptim!