Klubi Çiklistik Dardana në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizon garën në çiklizëm rrugor “Kupa e Anamoravës” të paraparë sipas kalendarit të garave për edicionin 2022.
Gara do të zhvillohet më datë 05.06.2022 me fillim në ora 14:00 ndërsa regjistrimi i garuesve dhe ndarja e numrave startues fillon nga ora 11:00 në Sheshin Metush Krasniqi në Kamenicë.
Itinerari i kësaj gare është:
Për kategoritë Elitë, U23 dhe Junior: Starti nga Sheshi Metush Krasniqi në Kamenicë – Berivojcë – Koretin – Topanicë – Domorovc – Hodonoc – Rogoçicë – Muçivërcë – Shipashnicë- Kolloleç – Hogosht – Kopërnicë – Tugjec – Zajqec – Hajkobillë – Dabishec – Prapashticë – Gllogovicë – Krilevë – Strezoc – Hajnoc dhe finishi në Sheshin Metush Krasniqi në Kamenicë. Gjatësia e shtegut do të jetë 90KM.
Linku për shtegun: https://www.komoot.com/tour/780162787?ref=atd
Ndërsa për kategoritë Master, Kadetë dhe atë të Femrave: Starti nga Sheshi Metush Krasniqi në Kamenicë – Berivojcë – Koretin – Topanicë – Domorovc – Hodonoc – Rogoçicë – Muçivërcë – Shipashnicë – Kolloleç – Hogosht – Kopërnicë – Strelicë – Grizime dhe finishi Sheshin Metush Krasniqi në Kamenicë. Gjatësia e shtegut do të jetë 35KM.
Linku për shtegun: https://www.komoot.com/tour/779951276?ref=atd
Të drejtë pjesëmarrjeje në garë kanë të gjitha klubet e licencuara në Federatën e Çiklizmit të Kosovës. Sipas marrëveshjes së arritur me Shtetin e Shqipërisë dhe Maqedonisë edhe kësaj radhe garuesit nga këto dy shtete do të jenë pjesmarrës në këtë garë.
Kategoritë pjesëmarrëse: Master, Elitë, U23, Junior, Kadet, Femrat.
Po ashtu të drejtë pjesmarrje kanë të gjithë qytetarët që kanë biçikleta, apo mund të huazojne në ditën e garës ndonjë biçikletë.