Çiklisti ynë, Omer Azemi, ka garuar sot në disiplinën e garimit rrugor në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Banska Bystrica 2022.
Azemi arriti të përfundojë shtegun e gjatë 65.8 kilometra, me kohë 1 orë e 46:44 minuta, shteg ky në të cilin u diskualifikuan nëntë garues. Ai u rendit i 84-ti.
Për garuesin tonë ishte gara e fundit në EYOF 2022, pas asaj në kronometër.
Urojmë që përvoja e marrë në një garë të nivelit të tillë, do t’i shërbejë Omerit për rezultate më të mira në të ardhmen.
![](https://kosovacycling.org/wp-content/uploads/2022/07/295992864_7777147989023839_2336570049755001209_n-1024x683.jpg)
![](https://kosovacycling.org/wp-content/uploads/2022/07/295512614_7777149742356997_2719584387891935062_n-1024x683.jpg)
![](https://kosovacycling.org/wp-content/uploads/2022/07/295233726_7777149749023663_6862100928659306076_n-1024x683.jpg)