15 vjet shtet, festojmë me biçikleta!

Përvjetorin e 15-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, do ta festojmë së Bashku me Biçikleta!

Këtë herë edicionin garues në çiklizëm do e bëjmë në Shtime!

Për herë të parë hapjen e edicionit garues po e bëjmë në Shtime, klubi i Çiklizmit Vjosa do të jetë nikoçir.

Gara do të jetë për të gjithë nxënësit prej klasës VI-IX-të, nga të gjithë shkollat e komunës së Shtimes!

Po gjithashtut do të ketë edhe garues në kategorinë profesionale dhe Hobi.

Shperblimet do të jenë shumë të mira, gara ka karakterin promocional në nderim të pavarsisë së Kosovës, dhe si rezultat i angazhimit të stafit nga Klubi Vjosa nisja e edicionit të “Çiklizmit 2023” po organizohet në Sheshin “Ahmet Shtimja” Shtime.

Gara fillon nga ora 12:00 më daten 17/02/2023 e Premte.

Shpërblimet:

1. Për vendin e parë në kategorin e Femrave për (nxënëse) do të dhurohet një Biçiklet nga sponsori Tranzit Bike Ferizaj,

2. Për vendin e parë në kategorin e meshkujve për (nxënës) do të dhurohen Ndrresa komplet për çiklizëm, helmet dhe dorëza nga Federata e Çiklizmit të Kosovës!

3. Për vendin e dytë dhe të tretë në të dy kategorit do të ketë mirënjohje dhe medalje!

Gjithashtu për të gjithë pjesëmarrësit në të gjitha kategoritë mirënjohje nga Federata e Çiklizmit të Kosovës.

Mirënjohës dhe falenderues përjetësisht të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për liri dhe atyre që kontribuan në shpalljen e Pavarësisë e që ne sot të festojmë dhe të pedalojmë së bashku me ardhmërinë tonë (fëmijët) në Shtetin tonë të lirë!

Falenderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinis dhe Sportit për përkrahjen e vazhdueshme, falenderojmë Policinë e Kosovës dhe Komunën e Shtimës.

Prandaj, Ejani që të festojmë dhe të pedalojmë së bashku!

Me Respekt FÇK!