Federata e Çiklizmit e Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e zgjedhjes së Laureatëve të Vitit 2023.
Blerton Nuha dhe Sibora Kadriu, të dy të Klubit Kastrioti nga Ferizaj, fituan çmimet kryesore.
Nuha u shpall çiklisti i vitit, ndërsa Kadriu çiklistja e vitit.
Çmimi i klubit më të mirë shkoi për Kastriotin, kurse Besart Nuha u shpall trajneri më i suksesshëm. Epiteti i gjyqtarit më të dalluar i takoi Rafet Gashit.
Kryetari i FÇK-së, Avni Nuha, e quajti të suksesshëm vitin 2023, duke përmendur aktivitetetet e shumta, përfaqësimin në Lojërat Evropiane Krakow 203, EYOF Maribor 2023, Kampionatin Evropian, etj, ndërsa veçoi edhe rrethin e Kosovës (Tour of Kosova), garë e cila promovoi sërish Kosovën, për çka falënderoi policinë e Kosovës, si dhe MKRS-në për mbështetje të vazhdueshme.
Të pranishëm ishin drejtues të MKRS-së, KOK-ut, Policisë së Kosovës, të cilët u nderuan me mirënjohje, si dhe drejtues federatash.
Më poshtë gjeni emrat e gjithë Laureatëve:
Alban Delija – Çmimi Special
Rafet Gashi – Referi vitit
Flurim Shala – Pedagogu i vitit
Besart Nuhaj – Trajneri i vitit – KÇ ,, Kastrioti’’ – Ferizaj
Njazi Berisha – Punëtori Sportiv i vitit
Samir Hasani – Për kontribut garues në Rrethin e Kosovës
Edmond Sejdiu – Për kontribut garues në Rrethin e Kosovës