U mbyll me sukses gara në disiplinën MTB “Vjosa Cross Contry 2024″

Sot Klubi i Çiklizmit “Vjosa” nga Shtimja në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës me plotë sukses organizojë garën në disiplinën MTB “Vjosa Cross Contry 2024”

Në garë përveç sportistëve të licencuar në Federatë pjesëmarrës ishin edhe 20 fëmijë të shkollave fillore të qytetit të Shtimës të cilët u argëtuan dhe njëherit u sfiduan me bashkëmoshatarët e tyre.

Siç ju kemi njoftuar më heret garuesit aktiv zhvilluan garën sipas itinerarit të paraparë nga organizatori dhe duket si vijon më poshtë.

Kategoria Elitë dhe U23  përshkruan 10 xhiro – në total 16km

Juniorët – 5 xhiro – në total 8km

Kadet dhe femrat  2 xhiro – në total 3.2km

Vlenë të përmendet se shtegu i garës ishe e përgatitur dhe i shënjezuar në mënyrë profesionale nga ana e organizatorit. Gjatë zhvillimit të garës kishte një rrëxim me lendime me çrastë pretenduesi kryesor për fitore në kategorinë Junior çiklisti Ferizajas Visar Nuhaj u detyrua të lëshojë garën përshkak të lëndimeve.

Të njejtit ju ofrua ndihma mjekësore nga stafi i Qendrës Kryesore Familjare në Shtime.

Pas vlerësimit të gjygjëtarëve të Federatës u arritën këto rezulltate.

Kategoria Juniorët:

1.    Dion Bytyqi  – KÇ Kastrioti  – Ferizaj – Koha    0.23.25

2.    Ensar Rashiti – KÇ Vjosa – Shtime  – Koha     0.28.46

3.    Visar  Nuhaj  – KÇ Kastrioti  – Ferizaj   –             DNF

Kategoria U23

1.    Albion  Kastrati – KÇ Kastrioti  – Ferizaj – Koha    0.45.58

2.    Jetgzon Xhokli  – KÇ Kastrioti  – Ferizaj – Koha    0.46.02

3.    Enis  Ejupi – Podujevë – Koha 0.46.51

Kategoria  Elitë:

1.    Hekuran  Gashi  – KÇ Kastrioti  – Ferizaj – Koha    0.48.00

2.    Ardit  Kraja   – Shkodër / Shqipëri  – Koha  0.51.04

3.    Njazi Berisha  – KÇ ,,Gjakova 137   – Koha 0.52.00

Kategoria Femrat:

1.    Irma Temali  – Shkodër /Shqipëri   Koha 0.15.38

Organizatori i garës në këtë rastë KÇ “Vjosa” për fituesit ndau Kupa, Medalje dhe mirënjohje si dhe mirënjohje për nxënësit e shkollave fillore për pjesëmarrjen e tyre në këtë event sporti.

Gara ishte një mundësi e mirë për FÇK-në për të vlerësuar përgatitjet fizike të garuesve për pjesëmarrje në kampionatin ballkanik i cili do të mbahet me date 28-29 Tetor në Edirne të Turqis.

Federata e Çiklizmit e Kosovës falenderon organizatorin për organizimin e kësaj gare me suskes.