AVNI NUHA RIZGJIDHET KRYETAR I FEDERATËS PËR NJË MANDAT TJETËR 4 VJEÇAR

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka mbajtur të martën (26 nëntor 2024) Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur organet drejtuese për mandatin e ardhshëm. Të pranishëm ishin 22 delegatë, të cilët ia besuan pozitën e kryetarit Avni Nuhës, edhe për një mandat të ri katër-vjeçar. Me këtë rast, kryetari Nuha falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke i inkurajuaj që të vazhdojnë të punojnë së bashku për avancimin e sportit të çiklizmit në vendin tonë. Kryetari Nuha falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme për sportin e çiklizmit, Komitetin Olimpik të Kosovës për bashkëpunimin dhe gatishmërinë gjatë viteve të kaluara dhe u zotua se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Prioritet për këtë mandat do të jetë fuqizimi dhe përkrahja e klubeve dhe çiklistëve cilësor dhe promovimi i sportit të çiklizmit për të gjithë.