Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2025
  • January
  • 26
  • Sot u mbajt Kongresi i Unionit Ballkanik të Çiklizmit në Tiran
  • Uncategorized

Sot u mbajt Kongresi i Unionit Ballkanik të Çiklizmit në Tiran

admin 12 months ago (Last updated: 12 months ago) 0 comments
0c19d11b-0a9d-454e-a7fe-07cd65cb8d60

Federata e Çiklizmit e Kosovës, përfaqsuar nga Presidenti i Federatës z. Avni Nuha dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Njazi Berisha morën pjesë në Kongresin vjetor të Unionit Ballkanik të Çiklizmit mbajtur në Tiranë dhe organizuar nga ana e Federatës Shqitare të Çiklizmit në cilësinë e nikoqirit.

Përveç përfaqësuesëve të Federatave anëtare të Unionit Ballkanik të Çiklizmit prezent në takim ishin edhe Enriko DellaCaza President i Unionit Europian të Çiklimzit (UEC), Kryetari i Komitetit Olimpik i Shqipërisë Fidell Ylli si dhe Përfaqësuesit e Ministris së Sportit të Shqipërisë.

Vlenë të përmendet se të gjithë musafirët e lartë përmendur i dëshiruan punë të mbarë Kongresit të BCU duke përgëzuar stafin e BCU për punën e mirë në organizimin e ngjarjeve sportive në Shtetet e tyre.

Më këtë rastë përmes linjes direkte (në mungesë të prezences fizike) Presidenti i Unionit Botëror të Çiklizmit Z. David Lappartient urojë krerët e BCU për punën e palodhshme rreth masovizimit të Sportit të Çiklizmit si dhe i dëshirojë punë të mbarë Kongresit.

Në vazhdim të punimeve të Kongresit u votua edhe për zgjedhjen e Presidentit të BCU dhe dy nënkryetarëve si dhe dy anëtarëve të Bordit të BCU për mandatin katër vjeçarë.

Në lidhje me këtë, pas votimit nga ana e delegatëve President i BCU unanimisht u zgjodhë z. Emin Muftuoglu i deleguar nga Federata Turke e Çiklizmit. Ndërsa në poziten e njërit nga nënkryetarët e BCU u zgjedhë Fredi Tahiraj përfaqësues i Federatës Shqiptare të Çiklizmit.

Gjatë kohës së pjesëmarrjes në Kongres delegacioni i Federatës së Çiklizmit ka mbajtur disa takime me rëndësi siç ka qenë takimi me Enriko DellaCaza President i Unionit Europian të Çiklimzit (UEC), ku është diskutuar rrethë organizimit të garës ndërkombëtare ,,Tour of Kosova – 2025’’ si dhe mundësis së pjesëmarrjes së FÇK-së në aktivitete organizuar nga UCI dhe UEC.

Më këtë rastë Kryetari i UEC Z. Enriko DellaCaza u zotua për mbështetje të plotë për FÇK-në në të gjitha format. Me këtë rastë i njejti ftojë delegacionin e FÇK-së të jetë pjesëmarrës në kongresin e UEC që do të mbahet në muajin Mars 2025 që do të mbahet në Slovaki.

Gjithashtu takime janë mbajtur edhe me përfaqësuesit e Federatave anëtare të BCU me qellim të rritjes së bashkepunimit.

Vlenë të përmendet së që nga viti 2015 Federata e Çiklimzit e Kosoves është anëtare me të drejta të plota në BCU ku përveç kosovës anëtare janë edhe, Turqia, Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Bosnia dhe Hercegovina, Greqia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Qipro dhe Moldova.

Post navigation

Previous: Pjesëmarrje e Çiklistëve të Kombëtarës së Kosovës në Kampin Përgaditorë Dimëror
Next: Kryetari Avni Nuha zgjedhet anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut

Related Stories

611345648_122148405974720079_6138360995974291835_n
  • Uncategorized

FÇK mban mbledhjen e Bordit: plane për 2026 dhe hapa konkretë për avancimin e çiklizmit në Kosovë

admin 2 days ago 0
605728741_122147968358720079_902621403055662154_n
  • Uncategorized

Të dashur çiklistë, trajnerë, klube sportive dhe miq të çiklizmit,

admin 1 week ago 0
607806563_122147818922720079_6698064331671569058_n
  • Uncategorized

Visar Nnuhaj është në mesin e 10 Shpresave Olimpike 2026

admin 1 week ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.