Me datën 13.04.2025 (e diele), do të mbahet Gara e rregullt Road Race Kupa e Mitrovicës në Çiklizëm, sipas Kalendarit të Federatës Çiklistike të Kosovës. Gara organizohet nga KÇ Trepça në bashkëpunim me FÇK. Të gjithë garuesit duhet të jenë të pranishëm në ora 9:30 në Sheshi “Adem Jashari”, Mitrovicë
Në ora 11:00 fillon STARTI te Varrezat e Sebëve, lagjja Kolonia.
Të gjithë ata të cilët nuk arrin mu pais me numra nga ora 9:30-10:30, në shesh siq është parapar, nuk do të ken mundësi të futen në garë!
Pjesëmarrës në garë do të jenë të gjithë Çiklistët e Klubeve të Kosovës, si dhe nga Klubet e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe nga Pazari i Ri! Çiklistët do të ndahen sipas kategorive, si:
- Kadetët tek meshkujt si dhe kategoria e femrave, të cilët shtegun do ta ken në gjatësi prej 35KM
- U 23 shtegu do të jetë në gjatësi prej 62KM
- Junior/Elitë shtegu do të jetë në gjatësi prej 62KM dhe
- Master/E lirë, shtegu do të jetë në gjatësi prej 62KM
Të gjithë garuesve ju dëshirojmë suksese dhe urojmë që të kaloj sa më mirë për të gjithë pjesëmarrësit!
