MBYLLET ME SUKSES KAMPIONATI I KOSOVËS

Federata e Çiklizmit e Kosovës më 21 Qershor 2025 (e shtunë) organizoi etapën e dytë të garës çiklistike në disiplinën Çiklizëm Rrugor – Shtegu me gjatësi 155 km per kategorine Elitë, 82km për kategorinë Juniorë dhe Kadetë, dhe 32km për Femrat.

Gara u zhvillua në itinerarin: Bibaj – Babush – Fushë Kosovë (rruga për aeroport) – Komoran – Malishevë – Ura e Duhles, me kthim në të njëjtin drejtim deri në Bibaj, duke përfshirë dy segmente kryesore të autostradave ,,Arbën Xhaferi’’ dhe autostrada ,,Ibrahim Rugova’’

Edhe këtë herë gara u sigurua profesionalisht nga Policia e Kosovës, për çka Federata e Çiklizmit e Kosovës falënderon institucionet për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar në garantimin e sigurisë së shtegut.

Gara përfundoi pa incidente apo lëndime serioze gjë që është për t’u vlerësuar.

Në kategorinë Elitë, u zhvillua një duel i fortë midis dy favoritëve: Blerton Nuha nga KÇ “Kastrioti” dhe Albion Ymeri, të cilët krijuan një ritëm të lartë dhe dinamikë të fortë gjatë gjithë garës.

Pas një sprinti të fuqishëm në finish, Blerton Nuha arriti të dalë i pari dhe të shpallet Kampion i Kosovës për vitin 2025.

Rezultatet e plota për kategorinë Elitë janë si më poshtë:

1. Blerton Nuha – KÇ Kastrioti – 04:12.17

2. Albion Kastrati – KÇ Kastrioti – 04:12.18

3. Albion Ymeri – Prishtina 038 – 04:14.22

4. Agron Kelmendi – KÇ Kastrioti – 04:16.13

5. Valon Binakaj – Prishtina 038 – 04:22.38

6. Betim Rexha – Prishtina 038 – 04:22.39

7. Fuad Bajrami – Prishtina 038 – 04:29.42

Rezultatet për kategorinë U-23:

1. Visar Nuhaj – KASTRIOTI – 04:12.04

2. Jetgzon Xhokli – KASTRIOTI – 04:28.30

3. Genc Isufi – Prishtina 038 – 04:28.31

Rezultatet për kategorinë Junior:

1. Festim Kurti – Prishtina 038 – 02:09.00

Rezultatet për kategorinë Kadet:

1. Dion Bytyqi – KASTRIOTI – 02:09.01

Rezultatet për kategorinë Elitë – Femra:

1. Enilda Zeqiri – KASTRIOTI – 01:01.53

2. Sibora Kadriu – KASTRIOTI – 01:02.94