Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2025
  • September
  • 3
  • Takimi teknik para nisjes së “Tour of Kosova”
  • Uncategorized

Takimi teknik para nisjes së “Tour of Kosova”

admin 5 months ago (Last updated: 5 months ago) 0 comments
viber_image_2025-09-03_11-10-58-144

Takimi teknik para nisjes së “Tour of Kosova”

Në prag të fillimit të garës ndërkombëtare Tour of Kosova, u mbajt takimi teknik me ekipet pjesëmarrëse dhe përfaqësuesit zyrtarë.

Fjalën hapëse e mbajti presidenti i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, i cili falënderoi të gjithë partnerët për mbështetjen e vazhdueshme, me theks të veçantë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe u shpreh mirënjohës për prezencën dhe angazhimin e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.

Detajet teknike të garës u prezantuan nga drejtori i garës i deleguar nga UCI, Trevor Reed, i cili sqaroi se Tour of Kosova është një garë e kategorisë 2.2 sipas Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit.

Një ndër çështjet e diskutuara ishte edhe zbatimi i rregullave të reja. Reid konfirmoi se sistemi i ri i Kartonit të Verdhe nuk do të aplikohet në këtë edicion të Tour of Kosova, por theksoi se:
“Kjo nuk do të thotë që nuk jemi të fokusuar në sigurinë e të gjithëve në këtë garë, sepse ajo mbetet prioritet absolut.”

Në edicionin e sivjetmë marrin pjesë 15 ekipe me gjithsej 118 çiklistë, të cilët vijnë nga skuadrat elitare evropiane, duke garantuar një nivel të lartë konkurrence dhe spektakli sportiv.

🚴‍♂️ Me këtë takim, gjithçka është gati për startin e garës më të madhe të çiklizmit në Kosovë.

Post navigation

Previous: Mbyllje e përkohshme e rrugëve për `Tour of Kosovo 2025`
Next: MACKIE EWAN NGA ANGLIA FITON ETAPËN E PARË TË “TOUR OF KOSOVA 2025”

Related Stories

615795474_122149369394720079_2201424064747353415_n
  • Uncategorized

Kosova nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Ciklizmit dhe Kongresit të BCU-së

admin 2 days ago 0
611345648_122148405974720079_6138360995974291835_n
  • Uncategorized

FÇK mban mbledhjen e Bordit: plane për 2026 dhe hapa konkretë për avancimin e çiklizmit në Kosovë

admin 2 weeks ago 0
605728741_122147968358720079_902621403055662154_n
  • Uncategorized

Të dashur çiklistë, trajnerë, klube sportive dhe miq të çiklizmit,

admin 3 weeks ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.