Klubi i Çiklizmit “Prishtina 038”, në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, me sukses organizoi edicionin e parë të garës së çiklizmit rrugor “Kupa Prishtina 2025”, e cila u mbajt më 2 Nëntor 2025.
Në këtë garë, përveç sportistëve të licencuar në Federatë, morën pjesë edhe çiklistë nga Shqipëria, si dhe garues të kategorisë Hobi nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Gara u zhvillua në itinerarin:
Shell – Veternik – Lipjan – Babush – Ferizaj – Kaçanik – Hani i Elezit (rrethrrotullimi afër “Viva Fresh”) – kthim në Veternik, me një gjatësi prej 134 km për kategoritë Elitë, U23 dhe Junior, ndërsa për kategoritë Kadet, Femra, Master dhe Hobi u zhvillua një segment i shkurtuar prej 40 km.
Për sigurimin e rrugës dhe mbarëvajtjen e garës u kujdes Policia e Kosovës, të cilës Federata e Çiklizmit e Kosovës dhe KÇ Prishtina 038 i shprehin falënderim për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ky edicioni i parë i “Kupës Prishtina” u zhvillua me dinamikë të lartë dhe konkurrencë të fortë në të gjitha kategoritë, duke shënuar një fillim premtues për një traditë të re çiklistike në kryeqytet.
🏆 REZULTATET ZYRTARE
Elitë
🥇 Albion Kastrati – 3:18:36
🥈 Agron Kelmedi – 3:27:48
🥉 Valon Binakaj – 3:30:01
U23
🥇 Visar Nuhaj– 3:18:56
🥈 Henri Hysa – 3:24:47
Junior
🥇 Festim Kurti – 3:24:47
🥈 Leo Piku – 3:32:00
Kadet
🥇 Dion Bytyqi – 00:59:54
🥈 Blend Biqka – 1:16:30
Master
🥇 Edis Krusha – 1:01:24
🥈 Muhamet Hamza – 1:02:12
🥉 Musa Morina – 1:46:10
Femra
🥇 Enilda Zeqiri – 1:17:20
🥈 Riola Derliu – 1:30:10
Hobi
🥇 Ilir Gorqi – 1:03:17
🥈 Ilir Lumi – 1:06:32
🥉 Egzon Baruti – 1:07:47
Hobi Femra
🥇 Luta Bislimi – 1:42:20
🥈 Aferdita Ymeri – 1:24:12
