Sot, në Kongresin e BCU-së, i cili u mbajt në Stamboll, u morën shumë vendime të rëndësishme dhe u aprovuan edhe një sërë vendimesh të tjera me peshë për zhvillimin e ciklizmit në rajon. Ndër vendimet më domethënëse ishte edhe ai që Federata e Ciklizmit e Kosovës të jetë nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Ciklizmit në të gjitha kategoritë.
Me këtë rast, shprehëm mirënjohjen tonë të thellë për besimin e dhënë ndaj Federatës së Ciklizmit të Kosovës për organizimin e kësaj gare kaq të rëndësishme, duke pasur parasysh se kjo do të jetë hera e parë në historinë e Kosovës që një kampionat i tillë ballkanik do të organizohet në vendin tonë. Data e mbajtjes së kampionatit do të përcaktohet në mbledhjen e ardhshme të Bordit Ekzekutiv të Federatës.
Po ashtu, me krenari u bë e ditur se në vitin 2028, Kosova do të jetë nikoqire e Kongresit të BCU-së, i cili do të mbahet në Prishtinë. Ky është një tjetër dëshmi e besimit ndërkombëtar dhe e rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që Kosova po merr në zhvillimin e ciklizmit ballkanik dhe evropian!

