Shtimja per here te pare ne histori te kesaj komune, organizoi garen e ciklizmit “Pranvera ne Shtime”.
Klubi Vjosa nga Shtimja ne bashkepunim me Federaten e çiklizmit të Kosoves, tubuan 69 çiklistë të moshave te ndryshme.
Klube nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut, ishin pjese e gares se pare te ketij lloji te mbajtur ne komunen me 27 mije banore.
Ne sheshin kryesor te Shtimes, te gjithe beheshin gati.
E nuk munguan edhe prinder te cilet ne moshe te re, po i mesonin femijet me kulturen e perdorimit te bicikletes.
Ne kete aspekt duket qe edhe komuna e Shtimes, eshte munduar te investoje ne shtigje per cikliste, ne hyrje daljet e saj.
Ne ceremonine e hapjes fillimisht te pranishmeve iu drejtuar kryetari i klubit Vjosa Ramiz Smajli
Organizimin teknik dhe numrin e madh te pjesemaresve e pershendeti edhe i pari i federates se ciklizmit ne Kosove, Avni Nuha.
Komesari i garës Rafet Gashi para nisjes se gares, i informoi pjesemarresit me rregullat, gjatesine dhe menyren sesi ishte planifikuar rrjedha e gares.
Me asistencen e forcave te Policise se Kosoves, disa kilometra nga qendra e Shtimes, fillon edhe starti.
Qysh ne fillim verehet nje shkeputje e katërshes: Agron Pergega, Sahit Arllati, Samir Hasani dhe te riut Gentrit Sahiti.
Me dy malore të forta, dallimi ne distance mes dy te pareve me tjeret theksohet me shume.
Pergjate 53 km te gares, në krye të gares mbeten Albion Ymeri, Egzon Misini dhe Alban Delija.
Në fund Ymeri e Misini arrijne te paret ne cak.
E per ti motivuar ciklistet e pranishme ishte edhe deputetja Mimoza Kusari – Lila, e cila nga afer e percolli kete gare.
Te vajzat vendin e pare e zuri ish-notarja Rita Zeqiri, kurse ne kategorine master me i miri ishte Sabri Hyseni.
Gara e pare e ketij lloji e organizuar ne Shtime pritet qe te shtoje ne kete treve numrin e personave qe do ta praktikojne ciklizmin, e poashtu edhe te atyre qe ne forme profesionale duan t’i perkushtohen ketij sporti.
Shpejtësia mesatare e garës ishte 43km/h.
Kjo ishte gara e dyte e ketij viti ne kalendarin e Federatës se Ciklizmit, ndersa gara e rradhës pritet të mbahet me 25 Prill ne Prizren.
REZULTATET
ELITË (djemtë)- 53km
1. Albion Ymeri, KÇ Prishtina 1:13:25
2. Egzon Misini, KÇ Kastrioti 1:17:14
3. Alban Delija, KÇ Gjakova 137, 1:27:28
ELITË (vajzat)- 27km
1. Rita Zeqiri, KÇ Prishtina, 0:49:10
2. Sibora Kadriu, KÇ Prishtina, 0:51:10
3. Dafina Zylfiu, KÇ Dardana, 0:53:36
MASTER – 53km
1. Sabri Hyseni, KÇ Trepça, 1:35:20
2. Bashkim Bilalli, KÇ Prishtina, 1:35:20
3. Olaf Heinen, KÇ Prishtina, 1:50:00
U23 – 53km
1. Blerton Nuha, KÇ Kastrioti, 1:17:14
2. Samir Hasani, KÇ Trepça, 1:27:45
3. Jetmir Hakija, KÇ, Prizreni, 1:40:12
JUNIORË – 53km
1. Ivo Domgjoni, KÇ Prizreni, 1:42:45
2. Blendi Smajli, KÇ Vjosa, 1:42:46
3. Rigon Suka, KÇ Prizreni, 1:50:00
KADETË – 23km
1. Gentrit Sahiti, KÇ Kastrioti, 0:41:03
2. Omer Azemi, KÇ AS Prishtna, 0:45:02
3. Pashtrik Krasniqi, KÇ Vjosa, 0:45:40
KADETE – 23km
1. Nazlije Muslija, KÇ Vjosa
2. Blenda Smajli, KÇ Vjosa