Në Lojërat Evropiane që mbahen në Mynih të Gjermanisë, FÇK do të përfaqësohet me dy çiklistët Alban Delija dhe Blerton Nuha.
Më 14 e 17 Gusht 2022, garuesit tanë do t’i kenë garat në ITT dhe në Road Race.
Të dy garuesit pritet të tregojnë paraqitje të mira, marrë parasysh përvojën e tyre të mëhershme në garat e niveleve të larta, të dyshes Delija e Nuha.
Federata e Çiklizmit e Kosovës do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për garuesit që po e bëjnë më të mirën për përfaqësimin e shtetit tonë në garat ndërkombëtare.