Çiklistët tregojnë performancë solide

Sot ishte gara e 5-të ndërkombëtare e mbajtur në qytetin e bukur të Prizrenit, ku mysafirë ishin dy ekipe nga Shqipëria, dy ekipe nga Maqedonia dhe një ekip shumë i konsoliduar nga Bullgaria.

Shtegu ishte shumë i vështirë dhe koha ishte e ftohët dhe me shi. Çiklistët treguan një performancë solide në një shteg malor 30 kilometra (Prizren-Dragash).

Klubet nga Kosova morën pjesë dhe bënë më të mirën e mundshme. Gara e radhës në kalendar do të jetë në Gjakovë më datën 23 prill.

Elit:

1.Stefan Jordanov – Hemus 1896 Bullgaria

2.Jordan Petrov

3.Yoan Kolev

U-23:

1.Yordan Petrov Hemus 1896 Bullgaria

2.Albion Kastrati “Kastrioti”

3.Viktor Vancevski MBK Veles

Kadet:

1.Visar Nuhaj “Kastrioti”

2.Beatris Asllani “Kastrioti”

3.Jasir Neziraj “Vjosa”

Veteran:

1.Edis Krusha “Prizeren”

2.Lundrim Qarri “Gjakova 137”

3.Musa Morina “Dardana”

Femrat:

1.Dafina Zulfiu “Dardana”

2.Sibora kadriu “Kastrioti”