Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2024
  • January
  • 11
  • Blerton Nuha e Sibora Kadriu, çiklistët e vitit 2023
  • Uncategorized

Blerton Nuha e Sibora Kadriu, çiklistët e vitit 2023

admin 2 years ago (Last updated: 2 years ago) 0 comments
AQ4I4926

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e zgjedhjes së Laureatëve të Vitit 2023.

Blerton Nuha dhe Sibora Kadriu, të dy të Klubit Kastrioti nga Ferizaj, fituan çmimet kryesore.

Nuha u shpall çiklisti i vitit, ndërsa Kadriu çiklistja e vitit.

Çmimi i klubit më të mirë shkoi për Kastriotin, kurse Besart Nuha u shpall trajneri më i suksesshëm. Epiteti i gjyqtarit më të dalluar i takoi Rafet Gashit.

Kryetari i FÇK-së, Avni Nuha, e quajti të suksesshëm vitin 2023, duke përmendur aktivitetetet e shumta, përfaqësimin në Lojërat Evropiane Krakow 203, EYOF Maribor 2023, Kampionatin Evropian, etj, ndërsa veçoi edhe rrethin e Kosovës (Tour of Kosova), garë e cila promovoi sërish Kosovën, për çka falënderoi policinë e Kosovës, si dhe MKRS-në për mbështetje të vazhdueshme.

Të pranishëm ishin drejtues të MKRS-së, KOK-ut, Policisë së Kosovës, të cilët u nderuan me mirënjohje, si dhe drejtues federatash.

Më poshtë gjeni emrat e gjithë Laureatëve:

Alban Delija – Çmimi Special

Rafet Gashi – Referi vitit

Flurim Shala – Pedagogu i vitit

Besart Nuhaj – Trajneri i vitit  –  KÇ ,, Kastrioti’’ – Ferizaj

Njazi Berisha – Punëtori Sportiv i vitit

Samir Hasani – Për kontribut garues në Rrethin e Kosovës

Edmond Sejdiu – Për kontribut garues në Rrethin e Kosovës

 

 

 

Post navigation

Previous: LETËR FALËNDERIMI
Next: Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit me MKRS-në

Related Stories

624834644_1292280656264820_7900208464188389226_n
  • Uncategorized

Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se datat e Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit janë KONFIRMUAR zyrtarisht!

admin 6 days ago 0
621833634_122149979804720079_8385207990292149918_n
  • Uncategorized

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Fahri Izet Durakut (1958–2026)

admin 1 week ago 0
615795474_122149369394720079_2201424064747353415_n
  • Uncategorized

Kosova nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Ciklizmit dhe Kongresit të BCU-së

admin 2 weeks ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.