KÇ “Trepça” në bashkëpunim me FÇK-në organizojë garën e parë për edicionin e garave 2025

Sot, Klubi i Çiklizmit “Trepça” nga Mitrovica në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizojë garën e parë çiklistike (rrugore) ku njëherit ishte edhe hapja e edicionit garues për vitin 2025.

Në garë morën pjesë garuesit nga klubet Kosovare të licencuar në Federat (30 garues) dhe nga Novi Pazari gjithashtu. Gajtësia e shtegut për kategoritë Elitë, Junior dhe Master ishte 65km, ndërsa për Femra dhe Kadetë 35km.

Shtegu i garës ishte shumë i vështirë me ngjitje të konsiderueshme ku si pasojë e kësaj shumica e garuesëve nuk arritën të përfundojnë garën.

Vlenë të përmendet se në garë dominuan çiklistët e Klubit “Kastrioti” nga Ferizaji.

Sigurimi i shtegut u sigurua në mënyr profesionale nga Policia e Kosovës me ç’rastë nuk kishte asnjë aksident dhe gara përfundojë pa lëndime të çiklistëve.

Kjo garë ishte si mundësi e mirë për stafin e Federatës për të vlerësuar përgaditjet e sportistëve dhe selektimi i tyre për garën ndërkombëtare “Rrethi i Shqipërisë 2025’’ që do të mbahet në muajin Maj 2025.

Sipas raportimit të gjygjytarëve të garës më poshtë mund të gjeni rezultatet e garës.

Elitë:

1. Samir Hasani – KÇ “Kastrioti” Ferizaj – Koha 1:58:15

2. Valon Zylfiu – KÇ “Dardana” Kamenicë – Koha 2:14:50

U23:

1. Albion Kastrati – KÇ “Kastrioti” Ferizaj – Koha 1:58:15

2. Edison Tahiri – KÇ “Trepça” Mitrovicë – Koha 2:06:30

Juniorë:

1. Erblin Reshani – KÇ “Kastrioti” Ferizaj – Koha 2:13:23

Kadet:

1. Dion Bytyqi – KÇ,,Kastrioti’’ Ferizaj – Koha 1:03:38

Femrat:

1.Dafina Zylfiu – KÇ “Dardana” Kamenicë – Koha 1:32:30

2.Enilda Zeqiri – KÇ “Kastrioti” Ferizaj – Koha 1:37:05

Master:

1.Reshad Ibrahimovic – Novi Pazar – Koha 1:58:16

2.Musa Morina – KÇ “Dardana” – Kamenicë – Koha 2:10:50