Sot klubi i çiklizmit “Kastrioti” nga Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizojë garën e dytë çiklistike (rrugore).
Në garë morën pjesë garuesit nga klubet Kosovare dhe nga klubet nga Shqipëria (Tirana, Studenti, Besa, Skënderbeu, Vllaznia, Flamurtari) në total numri i garuesve ishte 43 garues.
Gajtësia e shtegut për kategoritë Elitë, U-23, Junior dhe Master ishte 120 Km, ndërsa për Femra dhe Kadet 39 km. Mesatarja e shpejtësis së garës ishte 38km/h.
Shtegu i garës ishte shumë i vështirë pasi që u perciell me të reshura të shiut mirëpo fatmirësisht edhe pse kishte disa rrëzime nuk kishte lëndime.
Sigurimi i shtegut u sigurua në mënyr profesionale nga Policia e Kosovës me ç’rastë FÇK falënderon policin e Kosovës për sigurimin e shtegut.
Kjo garë ishte si mundësi e mirë për stafin e Federatës për të vlerësuar përgaditjet e sportistëve dhe selektimi i tyre për garën ndërkombëtare “Rrethi i Shqipërisë 2025” që do të mbahet në muajin Maj 2025.
Sipas raportimit të gjyqtarëve të gares më poshtë mund të gjeni rezulltatet e garës.
Elitë:
1. Blerton Nuha – KÇ “Kastrioti” Ferizaj – Koha 3:04:46
2. Olsian Velia – KÇ “Tirana” Shqipëri – Koha 3:04:47
3. Elvis Xhafaj – KÇ “Tirana” Shqipëri – Koha 3:04:50
U23:
1. Albion Kastrati – KÇ “Kastrioti” Ferizaj – Koha 3:04:48
2. Jetgzon Xhokli – KÇ “Kastrioti” Ferizaj – Koha 3:04:52
3. Erdison Tahiri – KÇ “Trepça” Mitrovic – Koha 3:05:45
Juniorë:
1. Festim Kurti – KÇ “Prishtina 038” Prishtinë – Koha 3:04:44
2. Visar Nuhaj – KÇ “Kastrioti” Ferizaj – 3:04:45
3. Habib Llamaj – KÇ “Besa” Kavaja – 3:05:22
Kadet:
1. Skerdi Gjoni – KÇ “Flamurtari” Vlorë – Koha 1:04:10
2. Luis Margjoni – KÇ “Vllazia” Shkodër – Koha 1:04:11
3. Nedion Demiri KÇ “Skenderbeu” Korqë – Koha 1:04:22
Femrat”
1. Enilda Zeqiri – KÇ “Kastrioti” Ferizaj – Koha 1:19:30
2. Dafina Zylfiu – KÇ “Dardana” Kamenicë – Koha 1:24:22
Master:
1. Edis Kursha – KÇ “Prizreni” Prizren – Koha 3:08:25
Hobi:
1. Ilir Lumi – Shoqata “Tour de friends” – Koha 1:04:12
2. Lek Demjaha – Shoqata “Tour de friends” – Koha 1:04:13
3. Imri Krasniqi – Shoqata “Tour de friends” – Koha 1:04:14

