Me rastin e përmbylljes së këtij viti dhe hyrjes në vitin 2026, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për shëndet, mirëqenie dhe suksese në jetën sportive dhe personale. Falënderoj secilin prej jush për përkushtimin, disiplinën dhe kontributin që keni dhënë në zhvillimin e çiklizmit dhe në forcimin e komunitetit tonë sportiv.
Uroj që viti 2026 të jetë vit i arritjeve të reja, bashkëpunimit, unitetit dhe rezultateve që na nderojnë të gjithëve. Le të vazhdojmë ta promovojmë sportin, vlerat njerëzore dhe frymën e fair-play-t, duke qenë shembull i përgjegjësisë dhe profesionalizmit.
Gëzuar Festat dhe suksese në vitin e ri!
Me respekt,
Avni Nuha
Kryetar i Federatës së Çiklizmit
