Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2026
  • January
  • 18
  • Kosova nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Ciklizmit dhe Kongresit të BCU-së
  • Uncategorized

Kosova nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Ciklizmit dhe Kongresit të BCU-së

admin 4 hours ago 0 comments

Sot, në Kongresin e BCU-së, i cili u mbajt në Stamboll, u morën shumë vendime të rëndësishme dhe u aprovuan edhe një sërë vendimesh të tjera me peshë për zhvillimin e ciklizmit në rajon. Ndër vendimet më domethënëse ishte edhe ai që Federata e Ciklizmit e Kosovës të jetë nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Ciklizmit në të gjitha kategoritë.

Me këtë rast, shprehëm mirënjohjen tonë të thellë për besimin e dhënë ndaj Federatës së Ciklizmit të Kosovës për organizimin e kësaj gare kaq të rëndësishme, duke pasur parasysh se kjo do të jetë hera e parë në historinë e Kosovës që një kampionat i tillë ballkanik do të organizohet në vendin tonë. Data e mbajtjes së kampionatit do të përcaktohet në mbledhjen e ardhshme të Bordit Ekzekutiv të Federatës.

Po ashtu, me krenari u bë e ditur se në vitin 2028, Kosova do të jetë nikoqire e Kongresit të BCU-së, i cili do të mbahet në Prishtinë. Ky është një tjetër dëshmi e besimit ndërkombëtar dhe e rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që Kosova po merr në zhvillimin e ciklizmit ballkanik dhe evropian!

Post navigation

Previous: FÇK mban mbledhjen e Bordit: plane për 2026 dhe hapa konkretë për avancimin e çiklizmit në Kosovë

Related Stories

611345648_122148405974720079_6138360995974291835_n
  • Uncategorized

FÇK mban mbledhjen e Bordit: plane për 2026 dhe hapa konkretë për avancimin e çiklizmit në Kosovë

admin 2 weeks ago 0
605728741_122147968358720079_902621403055662154_n
  • Uncategorized

Të dashur çiklistë, trajnerë, klube sportive dhe miq të çiklizmit,

admin 3 weeks ago 0
607806563_122147818922720079_6698064331671569058_n
  • Uncategorized

Visar Nnuhaj është në mesin e 10 Shpresave Olimpike 2026

admin 3 weeks ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.