KURSI PËR ADMINISTRATORË HYN NË DITËN PËRMBYLLËSE

KURSI PËR ADMINISTRATORË HYN NË DITËN PËRMBYLLËSE
 
E diela ka qenë dita e fundit e punës së kursit bazik për administratorët sportive. Kursi bazik që ka filluar të premten, është ndjekur nga 22 trajnerë, admionistratorë, refer, menaxherë sportivë, të cilët përmes ndjekjes së ligjeratave dhe duke qenë pjesë e punimeve në këtë seminar, do të certifikohen me diplomën bazike të administratorëve sportivë, e cila lëshohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, me implementim të projektit nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
 
Në kursin e parë të këtij lloji, të organizuar për administratorët sportive në Federatën e Ciklizmit të Kosovës, për tre ditë rradhazi është vërejtur entuziazëm dhe punë aktive e pjesëmarrësve. Duke nxjerrur konkluzat e tre ditëve të punimeve të këtij kursi, të pranishmit kanë ardhur deri në përmbyllje dhe paraqitje të një draft-plani të strategjisë katër vjecare për sportin e Ciklizmit në Kosovë, në periudhën 2017-2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published.