Në kornizë të kalendarit të garave të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, u organizua gara memoriale Gjylgjyzare Xharavina – Zarushi.
Konsiderohet si garë e III me radhë në MTB (malore) e realizuar në Komunën e Gjakovës (Parkun Shkugëz).
Në këtë garë morën pjesë rreth 60 garues të kategorive (Pioner, Kadet, Rekreativ, Junior dhe Elitë). Federata e Çiklizmit të Kosovë falenderon klubin çiklistik KÇ Gjakova 137 për realizimin e kësaj gare e cila u veçua e suksesshme, si dhe Policinë e Kosovës dhe Ambulancën e Komunës së Gjakovës.