MBYLLET ME SUKSES ETAPA E PARË E “TOUR DE KOSOVA 2018”
Garues nga vendi, rajoni e mbarë Evropa kanë marrë pjesë në edicionin e 18-të të “Tour de Kosova”. Gara më prestigjioze e çiklizmit, ka nisur paraditen e së enjtes në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, për të vazhduar në relacionin Mramor-Novobërdë-Kamenicë-Gjilan-Ferizaj. Në këtë etapë të gjatë 115 km, garuesit janë përballur edhe me sfida të forta malore, ndërsa ekipi holandez Breda ka dominuar tërësisht. Pas 60km të parë grupi i liderëve…