Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2019
  • March
  • 12
  • Drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Kosovës morën pjesë në Kongresin e UEC-s, zhvilluan takime të shumta
  • Uncategorized

Drejtuesit e Federatës së Çiklizmit të Kosovës morën pjesë në Kongresin e UEC-s, zhvilluan takime të shumta

admin 7 years ago (Last updated: 7 years ago) 0 comments
53766642_314718155905297_5255329757276405760_n

Delegacioni i Federatës së Çiklizmit të Kosovës i përbërë nga kryetari i federatës z.Avni Nuha dhe Sekretari i Përgjithshëm z.Njazi Berisha në cilësinë e delegatëve të kongresit të UEC-ut, morën pjesë në kongresin vjetor, i cili u mbajt me datë 10.03.2019 në Romë të Italisë.

Me këtë rast delegacioni kosovar mbajti shumë takime me krerët e Federatës Europiane dhe atë Botërore me z.David Lappartient, z.Rocco CATTANEO dhe kryetarin e Federtës Italiane z. Renato DE ROCCO.

Mirëpo, nuk munguan edhe takimet me kryetarët e federatave tjera evropiane si dhe ato afrikane (CAC) me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit të ndërsjellët. Gjatë takimit me krerët e federatave të përmedura, dretuesit e FÇK-s diskutuan për mundësinë e pjesëmarrjes së ekipeve ndërkombëtare në rrethin çiklistik ,,TOUR OF KOSOVO 2019”, i cili për herë të parë është inkorporuar në kalendarin botërore të çiklizmit.

Në lidhje me këtë, shumë federata kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë në këtë aktivitet, me çka konsiderojmë se do të ishte privilegjë për Federatën tonë të kemi ekipe pjesëmarrëse të rangut të lartë të çiklizmit botërorë. Ndër të tjera gjatë kongresit kishim mundësi të njihemi me procedurat e aplikimit në fondin solidar të UCI-UEC dhe KON-it për projekte që qojnë në zhvillimin e sportit të çiklizmit në Kosovë.

Falënderim i veçantë shkon për UEC-UCI-in dhe Federatën Italiane të çiklizmit që mundësojë që pjesëmarrësit e kongresit të takojnë PAPËN në Vatikan.

Post navigation

Previous: ÇIKLIZMI SHPALLI MË TË MIRËT
Next: KÇ ,,Trepça‘’ në bashkëpunim me Federatën organizojë garën e parë për edicionin e garave 2019

Related Stories

611345648_122148405974720079_6138360995974291835_n
  • Uncategorized

FÇK mban mbledhjen e Bordit: plane për 2026 dhe hapa konkretë për avancimin e çiklizmit në Kosovë

admin 1 day ago 0
605728741_122147968358720079_902621403055662154_n
  • Uncategorized

Të dashur çiklistë, trajnerë, klube sportive dhe miq të çiklizmit,

admin 7 days ago 0
607806563_122147818922720079_6698064331671569058_n
  • Uncategorized

Visar Nnuhaj është në mesin e 10 Shpresave Olimpike 2026

admin 1 week ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.