Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm po vazhdon përgatitjet për Rrethin e Kosovës (Tour of Kosova), në të cilin sivjet do të marrin pjesë mbi 130 çiklistë.
Kombëtarja e drejtuar nga Flurim Shala, ka zgjedhur Shqipërinë për të kryer përgatitjet e rradhës, në mënyrë që të arrihet forma e dëshiruar për secilin prej anëtarëve të Kombëtares.
Sipas udhëheqësit të kampit Gani Nuha, gjithçka ka shkuar sipas planit në ditët e para të përgatitjeve dhe me të njëjtat synohet të vazhdohet edhe në ditët e ardhshme.
Në përgatitje po marrin pjesë këta çiklistë:
– Rrahim Mani,
– Migjen Beqiri,
– Egzon Misini,
– Zani Sylhasi,
– Blerton Nuha,
– Samir Hasani,
Rezervë:
– Betim Rexha,
– Ferki Haxhiu,
– Dragan Nikollçeviç.
Selektori Flurim Shala,
Udhëheqësi i kampit: Gani Nuha.