Me organizim të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, në ditën e parë është mbajtur gara e kronometrit.
Në shtegun e gjatë 22 km, 34 garues nga klube të regjistruara në FÇK garuan në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin Bibaj-Babush i Muhaxherve në Ferizaj.
Gjatë garës të së shtunës, u regjistrua shpejtësi mesatare prej 42 km/h, në katër kategori të ndryshme sipas grupmoshave.
KADETËT
1. Gentrit Sahiti (KÇ Kastrioti), 39’17”
2. Pashtrik Krasniqi (KÇ Vjosa, Shtime) 43’12”
JUNIORË
1. Berat Qela, (KÇ Trepça), 36’39”
2. Besian Krasniqi (KÇ Prizreni), 40’07”
3. Ognjen Petkoviç (KÇ Lepenci, Shtërpce) 41’49”
U23
1. Blerton Nuha, (KÇ Kastrioti), 32’16
2. Qëndrim Burniku, (KÇ Kastrioti), 34’40”
3. Jetmir Hakija, (KÇ Prizreni), 38’20”
ELITE
1. Albion Ymeri, (KÇ Prishtina), 31’26”
2. Egzon Misini, (KÇ Kastrioti), 33’18”
3. Sahit Arllati, (KÇ Gjakova 137), 33’19”
Të dielën (06.09.2020) në ditën e dytë të kampionati, zhvillohet gara në etapën e gjatë 125km, me nisje nga Bibaj, Prishtinë, Mazgit dhe anasjelltas me përfundim në Han të Elezit.
? Foto e fituesve të kategorisë elite