UNIONI EVROPIAN I ÇIKLIZMIT URON AVNI NUHËN

Menjëherë pas marrjes së mandatit të ri në krye të FÇK-së, ndër urimet e para i ka dërguar edhe presidenti i Unionit Evropian të Çiklizmit (UEC) z. Enrico Della Casa.

“Në emër të Bordit Menaxhues të Unionit Evropian të Çiklizmit, dua t’ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj si president i Federatës së Çiklizmit të Kosovës.

Jam i sigurtë se ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e sportit dhe veçanërisht në zhvillimin e sportit të çiklizmit dhe si president i Federatës Evropiane të Çiklizmit dua t’a ripotencoj dëshirën që të bashkëpunoj me Federatën tuaj” – thuhet në urimin e Presidentit të UEC, Enrico Della Casa.