NIS EDICIONI GARUES I ÇIKLIZMIT TË KOSOVËS

Federata e Çiklizmit e Kosovës sot më datë 14 mars 2021 zyrtarisht bëri hapjen e edicionit garues për vitin 2021.

Gara ishte mirë e organizuar nga ana e Federatës ku kontribut të çmueshëm dha Policia e Kosovës e cila e siguroj shtegun në mënyrë profesionale dhe nuk u regjistrua asnjë aksident gjatë garës.

Pjesëmarrës ishin garuesit nga 11 klube të regjistruar në Federatë të kategoris për meshkuj dhe femra. 

Është per t’i falenderuar pjesëmarrësit e veçantë siç ishin organizata “Kosova Bike”, deputetët aktiv, biznismen të ndryshëm dhe klubi çiklistik ,,Trnava” nga Novi Pazari.

Gjithashtu falenderojmë edhe MKRS-në dhe DKRS-në për mbështetje në mbarëvajtjen e garës.

Numri i pjesëmarrësve ishte 70 garues.

Itinerari i garës ishte: Starti; në dalje të Prishtinës, autostradë tek pompa ,,Shell’’ autostradë për Lipjan – Ferizaj – Kaçanik deri te hyrja e Hanit të Elezit. 

Gjatësia e garës është 61 km ndërsa për femra 20 km.

Rezulltatet e gares

Femrat

1.       Rita Zeqiri   -KÇ Prishtina

2.       Dafina Zylfiu – KÇ – Dardana

3.       Blenda Smajli – KÇ- Vjosa

Kadetet:

1.       Almir Ljuca – KÇ ,, Trnava ‘’ Novi Pazar –  1.48.32

2.       Gentrit  Sahiti  – KÇ – Kastrioti – Ferizaj – 1.48.20

3.       Venis Selmani – KÇ – ‘’Vjosa’’ –  1.53.20

Juniorë:

1.       Amin Salkovic – KÇ ,, Trnava ‘’ Novi Pazar –  1.48.20

2.       Blendi Smajli – KÇ – ‘’Vjosa’’ – 1.48.30

3.       Rigon Suka – KÇ Prizreni – 1. 49.45

U23

1.       Blerton Nuha – KÇ Kastrioti –  1.48.20

2.       Samir Hasani  – KÇ Trepca – 1.48.32

3.       Jetmir Hakiu – KÇ – Prizreni – 1.50.30

Elitë:

1.       Albion Yemeri  KÇ Prishtina  – 1.48. 21

2.       Egzon Misini – KÇ Kastrioti –   1.48.21

3.       Rrahim Mani – Trepca – 1.48.30

Leave a Reply

Your email address will not be published.