Gara çiklistike “Kupa e qytetit të Ferizajit”

Në kuadër të kalendarit të garave, Federata a Çiklzimit e Kosovës në bashkpunim me klubin çiklistik ,,Kastrioti’’ nga Ferizaji  organizon garën çiklisitike në disciplinën çiklizem rrugorë.
Gara do të organizohet  me 02.05.2021 me fillim nga ora 11;00.

Itenirari i garës është si vijonë; Gara do të fillojë nga hyrja e autostradës Ferizaj – Bibaj , Fusha e Pajtimit, dhe kthesa për Prishtinë  – Fushë Kosovë – Komoran – Prizren – Vërmicë – deri te kufiri me Shqiperi – si dhe kthimi mbrapa në rrugën Qafë Duhël – në dalje të autostradës. 

Gjatësia e shtegut për kategoritë U23 dhe ELITË  është 145 km, për Juniorët dhe Master 100 km, për kadetë 50 km, ndërsa  për kategorinë e çiklizmit femrorë 33 km.

Pjesëmarrje kanë të drejtë të gjithë çiklistët dhe çiklistet e licencuar pranë Federatës së Çiklizmit të Kosovës.

Pasi që gara ka një gjatësi prej 145 km, do të jëtë mundësi e mirë për selektorin e kombëtarës të bëjë përzgjedhjen e 6 garuesëve më të mirë që do ta përfaqsojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.
Federata dhe klubi  çiklistik ,,Kastrioti’’ ju dëshiron suksese të gjithëve në kët garë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.