U mbajt gara e katërt me radhë e çiklizmit për vitin 2021

Federata e Çiklizmit e Kosovës në bashkëpunim me klubin e çiklizmit ,,Kastrioti’’ nga Ferizaji sot me datë 02.05.2021, organizojë garën e katërt me radhë të edicionit garues për vitin 2021.
Në garë morën pjesë 30 garues të licencuar në Federatën e Çiklizmit të Kosovës në të gjitha kategoritë.
Gjatësia e shtegut të garës ishte 132km ku u mbajtë përgjatë autostradës Ibrahim Rugova duke filluar nga Ferizaji – Fushë Kosovë – Prizren kufi me Shqipëri ku edhe përfundojë gara.

Gjatë garës kishte tentative të shkëputjes kryesishtë nga kategoria Elitë dhe U23 mirëpo përshkak të erës së  madhe këto tentime vazhdimisht dështonin që individët të shkëputen nga grupi.
Përshkak të erës së fortë  mesatarja e garës  ishte 28km/h.

Në kilometrin e 70 shkëputet çiklisti Prizrenas i kategorisë Juniorë Ivo Domgjoni ku gjatësinë prej 100km e kalon i pari për këtë kategori.
Ndërsa në kilometrin e 120 çiklisti i klubit ,,Kastrioti’’ Blerton  Nuha shkëputët nga grupi kryesor dhe përfundon garën i pari në kategorinë U23, I ndjekur nga çiklisti  Prizrenas Jetmir Hakija I cili hyri i dyti në këtë kategori.

Në vazhdimë pasojë garë e fortë në mes çiklistëve të kategoris Elitë ku pas një finishi të furishëm i pari u plasua çiklisti i klubit ,,Kastrioti’’ Egzon Misini i ndjekur nga çiklisti Prishtinas Albion Ymeri dhe çiklisti i Trepçes Rrahim Mani.

Gjithashtu garë e fortë u zhvillua edhe në kategorin e femrave  ku me këtë rastë fituese doli çiklistja Prishtinase Rita Zeqiri e ndjekur nga Sibora Kadriu, po ashtu nga Prishtina dhe çiklistja Dafina Zulfiu nga klubi Dardana.
Shtegu i gares ishte 32km i gjatë për këtë kategori.

Në kategorinë master u shënua numer i vogel i garueseve ku vetëm garuesi i klubit të çiklizmit ,,Gjakova  137’’ Diamant Kryeziu  arrti që me sukses të përfundojë garën.

Kontribut të çmueshëm dha Policija e Kosovës e cila e siguroj shtegun në mënyrë profesionale dhe nuk e regjistruan  aksidente gjatë garës.

Rezultatet e garës

Femrat:

1.       Rita Zeqiri        – KÇ Prishtina    koha  – 00:57:00

2.       Sibora Kadriu  – KÇ Prishtina    koha  – 00:59:00

3.       Dafina Zylfiu – KÇ – Dardana  koha  –  01:00:00

Kadetet:

1.       Gentrit  Sahiti          – KÇ – Kastrioti – Ferizaj     –  koha – 01.34.00

2.       Pashtirk Krasniqi  – KÇ – ‘’Vjosa’’                       – koha –  1.53.20

Juniorë:

1.       Ivo Domgjoni   – KÇ – ‘’Prizreni ’’ – koha –  04.26.35

U23:

1.       Blerton Nuha – KÇ Kastrioti  –  koha  – 04.56. 47

2.       Jetmir Hakiu – KÇ – Prizreni –  koha  – 04.57.58

Elitë:

1.       Egzon Misini – KÇ Kastrioti    –   koha –  04.58.27

2.       Albion Yemeri  KÇ Prishtina  –    koha – 04.58.28

3.       Rrahim  Mani   KÇ ,,Trepça   –    koha – 04.58.29

Master:

1.       Diamant Kryeziu  – KÇ ,,Gjakova 137’’  – Koha  04.26.35

Leave a Reply

Your email address will not be published.