Skip to content
Kosova Cycling

Kosova Cycling

Welcome

Primary Menu
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Struktura
  • Kalendari
  • Klubet
  • Tour of Kosova
  • Dokumente
  • Kontakt
  • Home
  • 2021
  • July
  • 19
  • LETËR E PRESIDENTIT AVNI NUHA PËR KOMBËTAREN E KOSOVËS
  • Uncategorized

LETËR E PRESIDENTIT AVNI NUHA PËR KOMBËTAREN E KOSOVËS

admin 5 years ago (Last updated: 5 years ago) 0 comments
AQ4I5611

Të nderuar pjesëtarë të Kombëtares së Kosovës në çiklizëm,Staf i trajnerëve të Kombëtares,

Me lejoni që përmes kësaj forme, t’ju adresohem djemve që dhanë maksimumin për paraqitjen sa më të mirë të Kombëtares së Kosovës në garën më prestigjioze të çiklizmit në vendin tonë, “Tour of Kosova”.

Gjatë tre ditëve, djemtë tanë u përballën me konkurencë të jashtëzakonshme dhe me një garë shumë të vështirë, në të cilën pjesëmarrëse ishin shtetet që njihen për cilësitë e tyre në sportin e pedalimit, si Franca, Italia, Holanda, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, Austria, Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Shqipëria.

Një falënderim të veçantë për shtatëshen Samir Hasani, Albion Ymeri, Egzon Misini, Blerton Nuha, Alban Delija, Veton Krasniqi e Jetmir Hakija të drejtuar nga përzgjedhësi Flurim Shala.

Çiklizmi po merr gjithnjë e më shumë nota të larta të vlerësimit, e kjo falë punës e përkushtimit të secilit prej nesh, që po jep kontribut për një ekip kombëtar më të fortë.

Gara të tilla të forta, na bëjnë shërbim të mirë për t’a rritur nivelin dhe standardin e organizimeve të nivelit botëror në Kosovë, e poashtu na shërbejnë për t’u bërë gati gjithnjë e më shumë për konkurencë e sfida serioze.

Federata e Çiklizmit e Kosovës do ju qëndrojë afër, Juve dhe çdo anëtari të familjes së madhe të çiklizmit, sepse kështu jemi më të fortë.

Ju priftë e mbara në sfida e rradhës dhe shumë suksese!

I juaji,
Avni Nuha,
President i FÇK-së

Post navigation

Previous: INNOCENTI E FITON ETAPËN E DYTË
Next: TOUR OF KOSOVO • Etapa/Stage 3,

Related Stories

624834644_1292280656264820_7900208464188389226_n
  • Uncategorized

Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se datat e Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit janë KONFIRMUAR zyrtarisht!

admin 22 hours ago 0
621833634_122149979804720079_8385207990292149918_n
  • Uncategorized

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Fahri Izet Durakut (1958–2026)

admin 3 days ago 0
615795474_122149369394720079_2201424064747353415_n
  • Uncategorized

Kosova nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Ciklizmit dhe Kongresit të BCU-së

admin 2 weeks ago 0
Të drejtat e autorit © Të gjitha të drejtat e rezervuara. | ReviewNews by AF themes.