NIS EDICIONI GARUES I ÇIKLIZMIT TË KOSOVËS

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se në kuadër të kalendarit të garave për vitin 2022, Federata e Çiklizmit të Kosovës organizon garën një ditore në çiklizëm rrugorë duke e bërë edhe hapjen zyrtare të edicionit garues për vitin 2022.

Gara do të organizohet me datë 17 Prill 2022 me fillim në ora 11:00 ndërsa ndarja e numrave startues do të bëhet nga ora 9:00 tek pompa e karburantit Shell në Veternik në Prishtinë.

Itenirari i garës është si vijonë: Nisja do të bëhet para pompës së karburantit ,,Shell’’ në hyrje të autostradës në Prishtinë ( Veternik), përgjatë autostradës A6 Arbër Xhaferi – Ferizaj Hani Elezit dhe anasjelltas. Përfundimi në hyrje të Prishtinës 1 km para pompës ,,Shell’’. Gjatësia e shtegut të garës është 127km.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha klubet e licencuara në Federatën e Çiklizmit të Kosovës dhe kësaj radhe me pjesëmarrje do të na nderojnë edhe nga një klubë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kategoritë pjesëmarrëse janë si vijon: Kadete, Femrat, Juniorë, U23, Elitë dhe Master.

Duke ju dëshiruar sukses garuesëve

Me rrespekt
Kryesia e Federatës së Çiklizmit të Kosovës.