GARA ROAD RACE • IN MEMORIAM “NUSRET MUSLIU” SHTIME

Klubi çiklizmit “Vjosa” Shtime në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizoj garën në çiklizëm rrugor “In memoriam Nusret Musliu” të paraparë sipas kalendarit të garave për edicionin 2022.

Gjatësia e shtegut ishte 80 km për kategoritë Elitë, U23 dhe Juniorë, ndërsa 38 km për kategoritë Master, Femra dhe Kadetë. Pjesëmarrës ishin afër 60 garues nga Kosova, Shqipëria dhe 3 klube nga Maqedonia e Veriut. Edhe pse në Shtime sporti i çiklizmit është një sport i ri, gara ishte e organizuar në mënyrë profesionale nga ana e klubit të Çiklizmit “Vjosa” nga për çka Federata e Çiklizmit e Kosovës falenderon nikoqirin për organizimin e garës që mund të shërbej si shembull i mirë edhe për klubet tjera se si organizohet një garë.

Rezulltatet e garës janë si më poshtë:

Elitë:

1. Olsion Velija – Ekipi Kombëtar i Shqipërisë
2. Tefik Sallahu – VK-Madal Bal – Maqedoni
3. Kristian Vancevski – MVK – Veles Maqedoni

U23:

1. Teo Vrondeljev – MVK – Veles Maqedoni
2. Brikel Barçi – Ekipi Kombëtar i Shqipërisë
3. Blerton Nuha – KÇ Kastrioti – Ferizaj

Juniorë:

1. Andrej Lesnarov – VK – Pelister 15 Maj – Maqedoni
2. Daim Muharremi – VK – Pelister 15 Maj – Maqedoni
3. Pandeliev Filip – VK – Phoenix – Maqedoni

Kadetë:

1. Mihail Bogdanovski – VK – Pelister 15 Maj – Maqedoni
2. Albin Maliqi – KÇ “Vjosa” Shtime
3. Beatris Asllani – KÇ – Kastrioti – Ferizaj

Femrat:

1. Dafina Zylfiu – KÇ Dardana – Kamenicë
2. Sibora Kadriu – KÇ Prishtina
3. Nazlije Musliu – KÇ “Vjosa” Shtime

Master:

1. Aleksandar Garaca – VK-Madal Bal – Maqedoni
2. Senad Idrizi – KÇ – Phoenix – Maqedoni
3. Ardian Deqani – KÇ – Gjakova 137

Federata e Çiklizmit e Kosovës dhe klubi i Çiklizmit “Vjosa” falenderon Policinë e Kosovës për sigurimin e shtegut dhe njëherit falenderojmë kompaninë Red Bull për mbështetje të vazhdueshme.

Gara e radhës do të zhvillohet në Gjakovë më datë 22.05.2022 në kategorinë Mountain Bike

Leave a Reply

Your email address will not be published.