MTB KUPA GJAKOVA

Klubi i Çiklizmit ,,Gjakova 137’’ në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës organizon garën çiklistike ,, Kupa e Gjakovës’’ në disiplinën Mountain Bike ( MTB – XCO) e cila do të mbahet në shtigjet e ,,Shkugëz’’. Gara do të zhvillohet me datë 22.05.2022 me fillim nga ora 11:00. Regjistrimi i pjesëmarrësve mund të bëhet nga publikimi i gares në rrjetet sociale fb – të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe të klubit.

Regjistrimi mund të bëhet në e-mail : [email protected], dhe në tel; +38344138474 dhe +38349666928.

Ndërsa ndarja e numrave startues fillon 2 orë para fillimit të garës para startit në Shkugëz.

Itinerari i garës është si vijonë më poshtë – sipas kategorive;
Hobi – 4 gjiro/ 10 km
Femrat – 6 gjiro/ 15 km
Meshkujt – 10 gjiro/ 24 km

Shpërblimet:

Meshkujt:
1. 100 euro
2. 70 euro
3. 50 euro

Femrat:
1. 70 euro
2. 50 euro
3. 30 euro

Hobi:
1. Voucher nga ,,Bike Plusi’’
2. Voucher nga ,,Bike Plusi’’
3. Voucher nga ,,Bike Plusi’’

Garuesit obligohen të mbajnë helmetë, gjithashtu pjesëmarrja është në përgjëgjsi personale e secilit garues.

Sponzor gjeneral i garës është ,,Bike Plus,,
Sponzorët tjerë; Lisi – M, Blini BK, Mountain Hikers.