Prishtina DH Cup 2022

Federata e Çiklizmit e Kosovës së bashku me klubin DH Prishtina ka organizuar garën downhill, e ashtuquajtura shtegu ZEUS e cila është mbajtur ne parkun e Gërmisë.

Në këtë garë morrën pjesë të gjithë pasionantët e kësaj dege sportive të çiklizmit, ka patur ekipe nga Maqedonia, Shqipëria dhe disa çiklistë nga Polonia.

Gara është zhvilluar në një shteg shumë të rrezikshëm me gjatësi prej 1.7 km ku çiklistët treguan shpejtësi dhe shkathtësi për ta përfunduar këtë shteg shumë të rrezikshëm!

Federata e Çiklizmit e Kosovës falenderon klubin MTB Prishtina për një organizim dhe për një mbështetje teknike dhe logjistike për mbarvajtjen e këtij eventi shumë mirë të organizuar, si dhe Kuvendin komunal te Prishtines.

E falenderojmë Federatën e Skijimit, Shoqatën e kërkim shpëtimit, Policinë e Kosovës, Ambulancën, Kosova Bike si dhe sponzorin gjeneral kompanin Red Rain si dhe të gjithë sportistët për pjesëmarje.

Ju falenderojmë për këtë event madhështor kurse fotografitë do dalin së shpejti ne linkun e Federatës si dhe klubit MTB Prishtina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.