Federata e Çiklizmit e Kosovës pranohet në Federatën Botërore

Federata Botërore e Çiklizmit ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se e ka pranuar si anëtar të përkohshëm Federatën e Çiklizmit të Kosovës. Në komunikatën e saj thuhet se ky vendim pason pas atij të kongresit të 127-të të KON-it për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës. Pranimi i plotë i Federatës së Çiklizmit të Kosovës në atë ndërkombëtar do të bëhet në shtator të këtij viti në kongresin e Federatës Botërore të Çiklizmit.
Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës Avni Nuha, thotë se ky vendim do t’i hap rrugën çiklistëve kosovarë për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Ne që nga vitit 2009 në Varese të Italisë që mbahej kampionati botëror, kur kemi aplikua për pranimin kemi vazhdua me punë dhe përkushtim dhe koj më në fund është shpagua me pranimin e federatës sonë në institucionet ndërkombëtare.
-Federata i Çiklizmit e Kosovës është njoftuar nga Federata Botërore e Çiklizmit se zyrtarisht është pranuar si anëtare e përkohshme, mirëpo ne do të marrim pjesë në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Ne jemi të ftuar në Kongresin e Federatës Ballkanike të Çiklizmit javën tjetër në Selanik të Greqisë. Ne falënderojmë institucionet tona të sportit për përkrahje, posaçërisht Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës. Falënderojmë mediet elektronike dhe ato të shkruara  të cilat kanë bërë një punë të palodhshme për lobizim e federatës sonë. Me pranimin tonë, federata dhe klubet tona do të punojnë edhe më tepër në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, ka thënë në mes të tjerash Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës. Qw nga 30 janari 2015,çiklistët e Kosovws do të kenë mundësi që të marrin pjesë në të gjitha garat që i organizon Federata Botërore e Çiklizmit.
G.Kosumi